,

Operim të Syve "Ajnur Selimi"

Është kryer me sukses operimi i Ajnur Selimit

ShH "Tearca" ju informon se është kryer me sukses operimi i syve të vajzës katërvjeçe Ajnur Selimit, të cilës tani pas operacionit i është kthyer shikimi plotësisht. Këtë na konfirmon kryetari i Bashkësisë Lokale të Tearcës z. Muharem Osmani.

Ju përkujtojmë se edhe Shoqata jonë ka marrë pjesë me një kontribut modest në aksionin për operimin e saj me një shumë prej 2000.00 Euro.