Tearca në Danimarkë
Liridon Aliti magjistron në fushën e nanoteknologjisë
Një lajm i mirë na vjen nga diaspora e Tearcës në Danimarkë. Liridon Aliti, ka mbrojtur temën e magjistraturës në Universitetin e Kopenhagës me notë maksimale 12.
Titulli i temës ishte “A biosensor as a diagnostic tool for rheumatoid arthritis” .(Roli i biosensorëve në diagnostifikimin e sëmundjeve reumatologjike) dhe u mbrojt në Fakultetin e Shkencave Natyrore, drejtimi Nano, transmeton Flurudha.
Përndryshe, Liridon Aliti është i biri i Adnan Alitit, një veprimtar dhe gazetar i njohur nga radhët e diasporës shqiptare dhe njëri nga drejtuesit e Radio dhe Televizionit “Zëri i Kosovës” në Kopenhagë.
Pas mbrojtjes së temës së magjistraturës, Liridon Aliti pranohet që të vazhdojë edhe doktoraturën në Universitetin e Kopenhagës.
Shoqata humanitare Tearca - Zvicër Liridonit ja uron magjistraturën dhe i dëshiron suksese të mëtutjeshme në doktoraturën e tij!
URIME
LIRIDON