Poezi

dashur atdhe bekuar
 
I dashur atdhe i bekuar
U bene vite pa te vizituar
E ndoshta ti me kohe me ke harruar
Por une, nuk kalon dite pa te kujtuar
Ate dite qe rrugen e kurbetit mora
Fjalen "lamtumire" nuk munda ta shqiptoja
Ju thashe nje mireupafshim te mbeshtjelle me lot
Do te shihemi ne te ardhurin mot
Kaluan minuta, ore, dite, jave, muaj e vite
Por per ate dite une jam ende ne pritje....
 
....Ne agim e perendim te diellit
Trupi i thote miremengjes ketij vendi
Ndersa mendja e lenduar gerthet
"Perse agove i mallkuar diell?
Endrrat e embla me Shqiperine ne gjysme mi le!"
E keshtu me vazhdon dita i dashuri Atdhe
Autobuzin mar, drejtohem per ne shkolle
Mundohem te mesoj,
Se me ka thene mami eshte e vetmja menyre qe ty mund te te ndihmoj
Ndaj shkolles i jam perkushtuar
Qe te vij tek ty zanatin tim per te ushtruar
Edhe ty Shqiperi, sado pak te te zbukuroj
Me dijenine time bashkekombesit e mi pakez ti ndihmoj...

...Tani jam ne ore te leximit
Po lexojme Hamletin e Shekspirit
Thote mesuesja "Ornela, tani ti vazhdo"
Cohem ne kembe me koken lart
Lexoj rrjeshtat plot rime por nuk shkon
Vazhdoj por duket qe dicka mungon
Papritur me kujtohet shkolla ne Shqiperi
Kur me thirren te recitoja nje poezi
Mora fryme thelle, sa krenare u ndjeva
Menjehere pranova dhe e kenaqur per ne shtepi fugova
Kete poezi ende pa vajtur ne shkolle e kisha mesuar
Sepse me tha babi, te recitosh te ben me te kulturuar
Te flasesh paster e pa gabime
Ah ne ato caste...te degjoje rrahjet e zemres sime
Perpara te gjitheve une dola
Dhe poezine "Gjuha Shqipe" fillova te recitoja
Me nje ze te larte si kurre me pare
Buzeqeshen te gjithe, ishin krenar.....

...Bie zilja edhe mesuesja detyrat na ve
Shkruani keto 35 rrejshta si te doni ju
Shekspiri, Atdhe ishte gjeni i vertete
Rrejshtat e tij mund ti kthesh per cfare te duash vete
Ndaj me vrull detyres ia nis
Writing about my country is a bliss....
 
Nga: O.H.
 
 
Atdheu po na pret
Hodhem cantat permbi krahe,
e drejt shtigjeve u nisem!
Kudo neper bote u shperndame,
e nenen Shqiperi braktisem!
 
Maletqe ngriheshin gjer tek rete,
me nje fryme i kapercyem!
E atdheut tone te shtrenjte,
gabimishte shpinen i'a kthyem!

Dallgete trazuara te detit,
mes per mes i came!
Nuk e mbajtem amanetin,
qe stergjysherit na e lane!

Shtigjet kur i kaptuam,
askush s'na pershendeti!
Ne toke te huaj shkuam,
edhe atje askush s'na priti!

Ketu ku dielli s'te ngroh,
e hena nuk ndricon!
Si enderr e braktisur,
jeta po na shkon!

Ndaj duhet te zgjohemi vellezer,
prej gjumit qe na largon!
Se votrat tona po na presin,
me ngrohtesine qe ketu na mungon!

Obligimet e atdhetarit,
na duhet qe t'i plotesojme.
Amanetin e te parit,
ne vend duhet qe ta cojme.

Ejani te kontribojm per vendlindje,
atje ku ndihma jone ka kuptim.
T'i zbrazim zemrat nga keti dhimbje,
e t'i mbushim perplot me gezim.....
 
Nga: O.H.