,

12. Shkurt 2017 ora 14:00 në Langenthal (BE)

Më datë 12 shkurt 2017 Shoqata humanitare Tearca në Zvicër mbajti kuvendin e saj për vitin 2017. Mbledhja u mbajt në lokalet e Xhamisë në Langenthal.

Rendi i ditës:

1. Raport për aktivitetet e shoqatës për periudhën 2013 - 2016

2. Raport financiar, fondi i shoqatës dhe anëtarësia

3. Fletpagesat

4. Organizimi i aktiviteteve sportive dhe problemet me grupet punuese

5. Ndryshimi i statutit. Neni 11. pika 1. (Zgjërimi i kryesisë nga 5 në 7 anëtarë)

6. Zgjedhja e kryesisë së re

 

Në këtë mbledhje ndër të tjera u miratua statuti i ri si dhe u konstitua kryesia e re e Shoqatës.

Kryetar i ri i Shoqatës u zgjodh Gazmend Memedi, Nënkryetar Xhelil Bajrami, Sekretar Muzafer Imeri, Arkëtar Vezir Ismaili, zv. Arkëtar Emra Elmazi, zv. Sekretar Bashkim Memeti si dhe Anëtar i lir Egzon Useini.

U konstituua edhe këshilli mbikëqyrës me Dr. Omer Xhemalin, Alivebi ef. Mediin dhe Nazim Taipin pastaj edhe Këshilli i pleqërisë me Efraim Memedin, Rexhep Laçin, Daut Nezirin, Qemal Useinin dhe Nasir Ismailin.

Për të lexuar statutin e ri të Shoqatës, kliko këtu.

Për të shikuar përbërjen e re të kryesisë kliko këtu.

 

Më poshtë keni mundësinë të shihni disa foto nga ky kuvend:

 

Anëtarët e kryesisë së re të Shoqatës (nga e majta):

Vezir Ismaili, Xhelil Bajrami, Egzon Useini, Muzafer Imeri, Bashkim Memeti, Gazmend Memedi dhe Emra Elmazi

 

Dorëzohet posti i kryetarit nga Nazim Taipi tek Gazmend Memedi.

Falenderohet Nazim Taipi për punën të palodhshme që ka bërë si kryetar për shoqatën.

 

Falenderohet Burhan Berisha për punën të palodhshme që ka bërë si nënkryetar për shoqatën.