,

06. Gusht 2010 në Tearcë

Takim i përbashkët i anëtarëve të SHH “Tearca”, përfaqësuesve të organizatës CED si dhe aktivistëve të tjerë nga Tearca

 

Me datë 06.08.2010 në hapësirat e zyrës se CED në Tearcë, me inicim të kësaj organizate, u mbajt një takim i përbashkët ku i rishikuan mundësitë se si në ardhmëri me kontributin e krejt institucioneve dhe individëve relevantë që veprojnë në këtë fshat të organizohet diçka e përbashkët.

Takimi kishte karakter iniciativ që së pari të diskutohet situata në të cilën gjendet fshati, çfarë ndodh momentalisht dhe mandej në bazë të mundësive të organizohet diçka e përbashkët. Nga të gjithë pjesëmarrësit u pa e arsyeshme se këtij fshati i mungojnë shumë gjëra, por si prioritete të cilat duhet të realizohen në ardhmëri janë organizimi i aktiviteteve në periudhën kur kthehen mërgimtarët.

Të gjithë vendosën se do të angazhohen që organizatat në fjalë të përpilojnë plan dhe në bazë të saj vitin e ardhshëm të realizohen aktivitete edhe në Tearcë, ashtu siç organizohen në fshatrat tjera.

 

Disa foto nga ky takim: