, Imeri Muzafer

Mbrëmja Familjare 23. Shtator 2017

Manifestimi Familjarë 2017

 

Me datë 23.09.2017 edhe këtë vit u bashkuan një pjesë e madhe e Tearcasve që jetojnë në Zvicër në mbrëmjen tani më tradicionale që kësaj here u mbajtë në Laufenburg AG. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme të cilën e moderoi Adnan Aliti i cili enkas për këtë mbrëmje ka ardhur nga Danimarka.

Mbrëmja filloi me fjalimin e Dr. Ramadan Esati i cili mori përsipër që në disa pika të tregoj për historikun e Shoqatës Humanitare Tearca - Zvicër.

Mbrëmja vazhdoi me prezantimin e Vezir Ismailit dhe Emrah Elmazit të projekteve dhe aktiviteteve të shoqatës. Nga kryetari Gazmend Memedi në emër të shoqatës u dekoruan me mirënjohe për kontributin e dhënë ndaj shoqatës aktivistët: Nexhat Sherifi, Fadil Asani, Shaban Haliti, Ilham Fejzuli dhe Reshat Mustafi.

Pasi që pranoi një falenderim nga shoqata fjalën e mori Kryetari i grupit iniciues Tearca feston me gurbetqarët Milazim Jakupi i cili falenderoi shoqatën dhe bashkqytetarët që jetojnë Zvicër për kontributin ndaj vendlindjes.

Drejtori i shkollës së Tearcës Zotri Latif Ismaili në fjalimin e tij falenderoi Shoqatën Humanitare Tearca në Zvicër për ndihmën e dhënë shkollës së Tearcës me disa banka dhe karrige, projekt i cili nuk do te realizohej pa ndihmën e Rejhan ef. Nezirit. Nga këshilli arsimorë i shkollës së Tearcës morën mirënjohje Shoqata Humanitare Tearca Zvicër dhe Rejhan ef. Neziri.

Me përcjelljen e vargjeve të këngës Xhamadani vija vija të kënduar nga Lule Bajra u dhuruan abetare nga drejtori i shkollës së Tearcës fëmijëve që prezantonin në mbrëmje.

Në emër të këshillit rinorë Tearca kryetari Xhemal Qamili pranoi mirënjohje falenderimi nga shoqata për kontributin e këshillit në projektet e përbashkëta dhe gjithashtu falenderoi bashkqytetarët për ndihmat e ndryshme.

Mahir Mustafa ekspert i gjuhës dhe aktivist në Zvicër dhuroj njohuritë rreth shkollimit në Zvicër.

Pas darkës mbrëmja filloi pjesën argëtuese të saj me nje vallzimi nga SHKA Tearca që prezantuan Bujar Ceka dhe Jeton Nesimi, për pjesën tjeter argëtuese u kujdesën Këngetarët Lirim Reci dhe Lule Bajra. Surpriza e mbrëmjes nga Adnan Aliti ishte gajdexhiu Negjmidin Ajgeraj.

 

Duke falenderuar grupin organizativ Dr. Omer Xhemali, Dr. Ramadan Esati, Alivebi ef. Medii dhe kryesinë e shoqatës humanitare Tearca në Zvicër gjithashtu edhe sponsorët për ndihmën financiare, shpresojmë që të takohemi mbrëmjeve të rradhës. Tradita vazhdon.

 

Me respekt

Muzafer Imeri