Mirësevini në Shoqatën Humanitare Tearca - Zvicër

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu do të gjeni të gjitha informacionet në lidhje me shoqatën tonë, si dhe më shumë. Kalofshi mirë!

Shoqata Humanitare Tearca është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar më 26 maj 2001 në një lokal të Langenthal-it (BE), Zvicër. Ajo është krijuar ekskluzivisht për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për banorët e fshatit Tearcë, të cilët jetojnë në Zvicër dhe në vendlindje. Qëllimi ynë është të përmirësojmë jetën e komunitetit tonë, duke ofruar mundësi dhe mbështetje për ata që janë në nevojë.

Misioni Ynë

Shoqata Humanitare Tearca ka si mision kryesor të ndihmojë banorët e fshatit Tearcë, pa marrë parasysh vendndodhjen e tyre, duke ofruar shërbime dhe mbështetje në fusha të ndryshme si:

  • Ndihmë emergjente dhe sociale për individët dhe familjet në nevojë.
  • Organizohet aktivitete kulturore, edukative dhe sociale që ndihmojnë forcimin e bashkësisë.
  • Mbështetje psikologjike dhe mundësi integrimi për ata që jetojnë në Zvicër.
  • Krijimi i mundësive për zhvillimin profesional dhe të aftësive të individëve nga Tearca.

Shoqata Humanitare Tearca - Bashkë mund të bëjmë ndryshimin!

Aktualitete

Bursë Studentore për vitin akademik 2025/2026
  Shoqata Humanitare Tearca me seli në Zvicër duke u nisur nga parimi i përkrahjes dhe avancimit...

Terminet e radhës

Wann Betreff
Fr 09.05.2025 20:00 - 22:00 Mbledhja e kryesisë