,

12. Maj 2013 në Frauenfeld (TG)

 

Në turnirin e dytë të futbollit që u luajt më 12 maj 2013, në organizim të SHH "Tearca" në Zvicër, morën pjesë 14 ekipe nga vise dhe kantone të ndryshme të Zvicrës. Krahas banorëve të Tearcës, aty morën pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të fshatrave rreth Tearcës si dhe nga mbarë lugina e Pollogut...

Në motin tejet të ndryshueshëm brenda ditës, turniri përfundoi me sukses, duke lënë mbresa të thella respekti dhe ndershmërie te pjesëmarrësit.

Kryesia e SHH "Tearca" i falënderon të gjithë pjesëmarrësit në turnir dhe u dëshiron suksese të mëtejme, kurse atyre që kanë kontribuar në përgatitjen e terrenit, ushqimit etj. u shpreh falënderimet më të sinqerta.

Tre vendet e para i morën ekipet në vijim:

1. Xhamia "Hëna e re" nga Kreuzlingeni

2. "Black Reds" nga kantoni i Lucernit

3. KF "Drita" nga Kreuzlingeni

 

   

      Xhamia "Hëna e re" nga Kreuzlingeni

 

   

"Black Reds" nga Lucerni

 

   

 

Më poshtë mund të ndiqni foto të tjera nën muzikën e Isniqemal Laçit dhe Zyber Hazirit

 

MIRË SE VINI NË VITIN E ARDHSHËM SËRISH!