,

Takime me anëtarë të Këshillit për ndërtimin e xhamisë së Madhe në Tearcë

Me 30 mars 2013, në lokalet e xhamisë së Salmsachut (TG) u takuan tre perfaqësues të Këshillit për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në fshatin Tearcë me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën Lindore. Të pranishëm nga vendlindja ishin kryetari i këtij Këshilli, z. Amet Selmani, nënkryetari z. Servet Xhemali dhe arkëtari z. Latif Ismaili. Nga gurbetqarët të pranishëm ishin 16 persona, ndër të cilët Alivebi ef. Medii, Dr. Omer Xhemali dhe Rejhan ef. Neziri.

Mysafirët nga vendlindja fillimisht i falënderuan të pranishmit për mikpritjen dhe për kontributin që ata kanë dhënë për xhaminë dhe pastaj raportuan për ecurinë e punëve me ndërtimin e xhamisë dhe thanë se "deri më tani gjithçka ka ecur mirë, kanë ngelur edhe diku 7-8 % deri te përfundimi i krejt asaj që është paraparë të realizohet. Synimi i të gjithë neve është hapja sa më e shpejtë e xhamisë së re dhe ne këtë do ta bëjmë bashkë me ju që keni qenë burimi kryesor i të ardhurave për ndërtimin e xhamisë. Andaj, për t'u realizuar edhe kjo pjesë e punës që ka ngelur nevojitet një shumë prej 40'000 €. Ne do të jemi të gëzuar nëse na mbështesni edhe më tej deri në përfundim, ashtu siç na keni mbështetur deri më tani", thanë ndër të tjerash mysafirët.

Në aksionin e sontëm nga 16 bashkëfshatarët tanë dhe një mysafir nga Struga u mblodh një shumë prej 14'000 frangash zvicerane.

Mysafirët nga vendlindja pritet që të dielën, 31 mars 2013, në mbrëmje t'i vizitojnë edhe bashkëfshatarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në kantonin e Wallisit, respektivisht do të takohen te xhamia shqiptare në Visp. Adresa: Torweg 14, 3930 Visp.

 

Më poshtë keni mundësinë të shikoni disa foto nga ky takim.

 

 

 

 

Pas takimit që tre anëtarë të Këshillit për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tearcë e patën me bashkatdhetarët tanë në Romanshorn, ata vazhduan rrugëtimin e tyre drejt kantonit të Wallisit. Më 31 mars 2013 në xhaminë shqiptare të Vispit ata u takuan me bashkëfshatarët tanë atje dhe ua shpalosën projektin e kësaj xhamie si dhe situatën e fundit deri në përfundim të tij. Banorët e Tearcës që benojnë në këtë rajon e ndihmuan këtë projekt me një shumë të hollash prej 1'300.- fr. Të pranishmit tjerë që nuk janë banorë të fshatit tonë kontribuan me një shumë prej 1'500.- fr.

 

Më poshtë keni mundësinë të shikoni disa foto nga ky takim.

 

 

 

 

Më 1 prill 2013 përfaqësuesit nga Tearca u takuan me bashkëfshatarët tanë edhe në Zürich, me ç'rast aty u mblodh një shumë prej 2'500.- fr.

Mysafirët shprehën mirënjohjet e tyre për të gjithë ata që në çfarëdo mënyre qoftë kontribuan dhe do të kontribuojnë edhe në të ardhmen, jo vetëm për xhamitë tona porse edhe për çdo projekt apo nevojë tjetër që të paraqitet në fshatin tonë.

 

Më poshtë keni mundësinë të shikoni disa foto nga ky takim.