,
Nihmë individuale për Hava Ganiu
Të dashur anëtarë të shoqatës dhe miq,
Shoqata Humanitare e Tearcës në Zvicër ka vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës humanitare, duke mbështetur financiarisht bashkëfshataren tonë Hava Ganiu me shumën prej €1500.- për të përballuar nevojat e saj mjekësore.
Kjo ndihmë është një shenjë e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.
Shoqata jonë i është bashkangjitur gjithashtu aksionit të organizuar nga shoqatat e tjera të Tearcës, duke bashkëpunuar për të ofruar mbështetje mjekësore dhe humanitare për ata që kanë më shumë nevojë.
Ne falënderojmë të gjithë ata që kontribuojnë dhe mbështesin këto iniciativa fisnike.
Me respekt,
kryesija e shoqatës