,
Shtëpi familjes Haki Useini
Përfundoi me sukses aksioni humanitar
ShH "Tearca" në Zvicër ju lajmëron se e ka përfunduar me sukses aksionin për tubimin e mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë së z. Haki Useini nga f. Tearcë. Bashkë me 2'000.- Fr. që Shoqata jonë i ka ndarë nga fondi i saj, gjithsej janë tubuar 11'126.45 Fr., shumë kjo e cila tanimë i është dorëzuar familjes Useini.
Ne i falënderojmë përzemërsisht të gjithë ata që na mbështetën në këtë aksion duke e lutur Zotin t'i shpërblejë me të mirat e Tij. Në ndërkohë edhe familjes Useini i urojmë një jetë të lumtur në shtëpinë e re.
Me nderime, kryesia e ShH "Tearca" në Zvicër
| |
|