> Zurück

07. Nėntor 2015 nė Schlieren (ZH)

07.11.2015

           Mbremja e 7 Nëntorit organizuar nga SHH “Tearca”

       

Se thënia “Tearcasit është rënd ti bëjsh bashk” definitivisht nuk qëndron, e dëshmoi mbrëmja e organizuar nga SHH “Tearca” në Zvicër.  

Në Restaurantin Salmen në Cyrih kjo Shoqat tuboi Tearcasit nga të gjitha Kantonet e Zvicrës.  

Trupat diplomatike të R. Shqipris, R.Maqedonis, R. Kosovës, R.Turqis dhe mysafirët e ftuar në mesin e tyre Mjek, Afarist, Gazetar e shum fytyra të njohura të botës shqiptare ktu në Zvicër e bën edhe më madhështor kët takim.  

Pas hapjes se mbrëmjes me intonimin e Hymnit Kombëtar fjalimin kryesor në emër të Shoqatës e mbajti teologu i shquar në Zvicer Alivebi ef. Mediu, ndërsa per aktivitetet e Shoqatës foli Arkëtari Gazmend Memedi.  

Në fjalimin e tij të shkurt përshëndetës por shum permbajtsor Ambasadori i R. Shqiperis Ilir Gjoni u shpreh i entuziazmuar se si Shoqata arin të tuboj nji numër aq të madh te Tearcasve ktu ne Zvicer dhe e inkurajoi kryesin që të vazhdoj me aktivitete të tilla.  

Fjalim pershëndetes mbajti edhe Ambasadori i Tearcës gjithandej Prof.Dr Omer Xhemali i cili në superlativ foli për punën që bën Kryesia e Shoqatës dhe ftoi Anetarsin të jet më e fuqishme ne perkrahjen e saj.  

Këngëtari Afrim Aliu, grupi i valleve “Akif Yayha”dhe Grupi i Aktrimit u kujdesen për argëtimin e të pranishmive.  

Darka e përbashkët nën tingujt e leht të muzikës popullore dhe ambienti i ngroht që u krijua i ç`malli sadopak Gurbetqarët nga Tearca.  

Recitimet dhe pjesët në Piano nga Fëmijët e pranishëm i dhan gjallëri ksaj mbrëmje, nuk mungoi as humori dhe loja shpërblyese.  

TV Art dhe gazetari Rean Saiti i cili në vazhdimsi ndjek aktivitetet e Shoqates me incizimet e tyre u kujdesen që kjo mbremje të ngel përgjithmon në arhivet e cdo Tearcasi që jeton në Zvicer.  

Aktivistëve të shquar të Shoqatës kryesia u ndau nga nji Mirnjohje, ndërsa për Fëmijet e pranishëm kryesia kishte siguruar nga nji dhurat simbolike, nji libër me tregime në gjuhën shqipe.  

Kryesia e Shoqatës falëmnderon grupin organizativ dhe sponzorët që kontribuan në organizimin e ksaj mbrëmje dhe ngel me shpres se kjo ndihmë do vazhdoj edhe në të ardhmen.  

Në vazhdim ua sjellim disa Fotografi nga mbrëmja e 7 Nëntorit: