> Zurück

Tërmeti në Shqipëri 2019

08.12.2019

Të solidarizohemi me Shqipërinë

    

Të nderuar bashkëqytetarë të Tearcës në Zvicër.  

Ne si kryesi e shoqatës humanitare Tearca në Zvicër, pas një diskutimi të përbashkët ndër atarët e kryesisë e më pas edhe me këshillat e shoqatës, morrëm vendim që edhe ne si shoqatë humanitare të bëhemi pjesë e solidarizimit, me të dëmtuarit dhe familjet që lanë pas të vdekurit, nga tërmeti në Shqipëri.  

Nëpërmjet kësaj letre, ju informojmë se nga fondi i shoqatës do të dhurohen 4000 CHF, shpresojmë që edhe ju do të ndihmoni me mundësit e juaja financiare deri me 21.12.2019 ku perfundon edhe aksioni dhe kështu të bëhemi pjesë e solidarizimit gjithë tearcasit së bashku nën kulmin e shoqatës humanitare Tearca në Zvicër.  

Mjetet e grumbulluara do i drejtojmë drejt Fondacionit Firdeus që menaxhohet nga Elvis Naçi (teolog në Shqiperi).  

Shpresojmë që ky aksion humanitarë të jetë një mundësi për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të drejtojnë ndihmat financiare drejt të prekurve nga tërmeti.  

Ju dëshirojmë ditë të lumtura në ngrohtësinë familjare.

 

Me respekt  

Shoqata himanitare Tearca në Zvicër