Bursë Studentore për vitin akademik 2024/2025
Shoqata Humanitare Tearca me seli në Zvicër duke u nisur nga parimi i përkrahjes dhe avancimit të dijes shpall konkurs për një bursë studentore për vitin akademik 2024/2025. Konkursi vlen vetëm për studentët në vendlindje (Tearcë).
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:
- Për studentët e vitit të I (parë)
a. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2024/2025
b. Fotokopje të provimit të maturës
c. Fotokopje e diplomës (matura)
d. CV (biografi)
e. Fotokopje e indeksit (dy faqet e para)
f. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar – fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale – fletëpagesën e ndihmës sociale, për ata që nuk punojnë – vërtetim nga Enti i Punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune).
- Për studentët e vitit II, III, IV
a. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2024/2025
b. Vitet e mëparshme duhet të kenë arritur sukses me note mesatare mbi 8.5
c. Të mos kenë përsëritur asnjë vit arsimor
d. CV (biografi)
e. Vërtetim i notave te viteve te kaluara
f. Fotokopje e indeksit (dy faqet e para)
g. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar – fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale – fletëpagesën e ndihmës sociale, për ata që nuk punojnë – vërtetim nga Enti i Punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune)
Aplikimi bëhet online përmes Email adresës: info@tearca.ch
Afati i paraqitjes është deri më 30 Qershor 2024.
Vlera e bursës do jetë 600 Euro (dy herë nga 300 Euro).
Dokumentet e kandidatëve që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, gjegjësisht që nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
Rezultati do shpallet në fillim të Muajit Shtator.
Ju urojmë shumë suksese të gjithëve...
Shoqata Humanitare Tearca - Zvicër