> Zurück

Bursė Studentore pėr vitin akademik 2018/2019

01.03.2018

 

 

Shoqata Humanitare Tearca me seli në Zvicër duke u nisur nga parimi i përkrahjes dhe avancimit të dijes shpall konkurs për një bursë studentore për vitin akademik 2018/2019. Konkursi vlen vetëm për studentët në vendlindje (Tearcë).

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

 

Për studentët e vitit të I (parë)

a. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2018/2019

b. Fotokopje të provimit të maturës

c. Fotokopje e diplomës (matura)

d. CV (biografi)

e. Fotokopje e indeksit (dy faqet e para)

f. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar – fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale – fletëpagesën e ndihmës sociale, për ata që nuk punojnë – vërtetim nga Enti i Punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune).

 

Për studentët e vitit II, III, IV 

a. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2018/2019

b. Vitet e mëparshme duhet të kenë arritur sukses me note mesatare mbi 8.5

c. Të mos kenë përsëritur asnjë vit arsimor

d. CV (biografi)

e. Vërtetim i notave te viteve te kaluara

f. Fotokopje e indeksit (dy faqet e para)

g. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar – fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale – fletëpagesën e ndihmës sociale, për ata që nuk punojnë – vërtetim nga Enti i Punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune)

 

Aplikimi bëhet online përmes Email adresës: info@tearca.ch

Afati i paraqitjes është deri më 30 Qershor 2018.

Vlera e bursës do jetë 600 Euro (dy herë nga 300 Euro).

Dokumentet e kandidatëve që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, gjegjësisht që nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.

Rezultati do shpallet në fillim të Muajit Shtator.

 

Ju urojmë shumë suksese të gjithëve...

 

Shoqata Humanitare Tearca - Zvicër